Bashkia Tiranë, gati premion e majme për Partizanin në rast të shpalljes kampion

Bashkia e Tiranës akordon 150 milionë lekë të vjetra premio, për çdo klub të kryeqytetit që shpallet kampion. Të njëjtën gjë pritet të bëjë sivjet dhe me Partizanin, në rast se shpallet kampion.

Partizani luan të dielën ora 19:00 kundër Egnatias. Ndeshja është e vlefshme për finalen e “Final 4”. Kujtojmë se “demat” eleminuan në gjysmëfinale Skënderbeun me rezultatin 1-0. Në anën tjetër Egnatia u kualifikuar përmes barazimit 0-0 ndaj Vllaznisë, pasi kishte dhe avantazhin e barazimit si vend i parë nga kampionati.

Related posts

“Me frena në pjesën e parë”/ Strategjia që mposhti Partizanin, Martini shpjegon lëvizjet kyçe: Nuk doja…

Egnatia likujdon Bylisin me tre gola, Julian Brahja me rezerva: Nuk ishim të qartë, sot ishim të modifikuar

Partizan i pafat! Dy gola të anuluar, Vllaznia godet në kryeqytet dhe blindon kreun (video)