Goli i 11-të në Emiratet e Bashkuara Arabe, Taulant Seferi vazhdon formën pozitive në prag të Europianit (video)

Taulant Seferi

Taulant Seferi po gëzon një formë të mirë në prag të grumbullimit të Shqipërisë për Euro 2024-n. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e tij numër 11 në kampionat. Seferi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14 të ndeshjes, kur i dha epërsinë skuadrës së tij.

Futbollisti 27-vjeçar goditi me sukses një penallti në lëvizje në zonën e Shabab Al-Ahli Dubait. Këtë të fundit arritën të barazonin në minutën e 36 me anë të da Cruzi-it , duke bërë që aktualisht ndeshja mes Shabab Al-Ahli Duabait dhe Bani Yas-it të jetë në shifrat 1-1. Në lojë janë më shumë 45 minuta për t’u zhvilluar.

 

Related posts

“Nuk dorëzohemi kurrë”/ Mesazh force i Gvozdenovic pas humbjes ndaj Egnatias: Duhet të përgatitemi, s’kemi zgjidhje tjetër

“Merita e lojtarëve”/ Nevil Dede përulës pas triumfit të madh, tregon për kë e kishte puthjen

Egnatia jep mesazh titulli, 4 gola dhe dominim absolut ndaj Elbasanit (video)