Barcelona-Real Madrid u ndoq nga banorët e Big Brother, Luizi lë pa “punë” komentatorët, banorët nuk mbajnë dot të qeshurën (video)

by KLIKOJE.AL

Mbrëmjen e djeshme u luajt “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madrid, takim që përfundoi me fitoren e katalanasve 2-1. Një ndeshje e tillë mori vëmendjen e të gjithë tifozët, por nuk ngelën prapa as banorët më të famshëm në Shqipëri, banorët e “Big Brother Vip Albania”.

Konkurentëve iu dha mundësia të shikojnë spektaklin e “Camp Nou” për 90 minuta, teksa Luiz Ejlli mori përsipër të komentonte këtë përballje gjigandësh.

Mes batutave dhe humorit, këngëtari ia doli mjaft mirë të komentonte këtë sfidë, ndërsa banorët e tjerë mbanin “barkun me duar” nga të qeshurat. Shkodrani ditë pas dite po tregon “talente” të reja që ai zotëron dhe më komentin që i bëri ndeshjes me siguri do ta kishte “zili” çdo komentator. Ndërkohë komentatori që po komentonte këtë duel bëri një përshendetje për banorët, të cilët nisit të brohorasin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.