Erzeni mori një barazim mjaft të vlefshëm dhe një pikë të rëndësishme në një transfertë të vështirë si ajo e Laçit.
Skuadra shijakase ishte në disavantazhin 3-1, por me neglizhencën e kurbinasve dhe besimin që lojtarët e Erzenit kishin, i’a dolën të barazonin 3-3.
Pas kësaj sfide fantastike dhe me plot 6 gola, foli dhe trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi.
“Mënyra sesi shkoi ndeshja na shkoi në një malore të madhe, por ekipi tregoi forcë karakteri të jashtëzakonshme. Pas rezultatit 3-2 ekipi besoi deri në fund dhe mori një pikë mjaft të vlefshme. Lojtarët nuk kanë seancat stërvitore të mjaftueshme, dy lojtarët të tjerë nuk morën dot federimin”, tha tekniku i Erzenit.
Faza e sulmit të Erzenit do të ketë ndonjë ndryshim gjatë ditëve të merkatos?
Unë pres edhe një goditje në sulm, një lojtar të huaj, për të plotësuar organikën.