Barazim mes “Djajve”, dueli vijon në San Siro

Në ndeshjen e parë të 1/8 të Europa League, Manchester United dhe Milan barazuan 1-1 në “Old Trafford”, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Itali.

Edhe pse me shumë mungesa, kuqezinjtë luajtën mirë, por nuk e shmangën dot golin e vendasve, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 50, me anë të Diallo, që përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtje.Milani u hodh në sulm për golin e barazimit, të cilin e arriti kur gjithçka dukej e përfunduar. Në minutën e 92-të, pas një goditjeje këndi, Simon Kjaer shënon me kokë, duke i dhënë ekipit të drejtuar nga Stefano Pioli një avantazh të lehtë për ndeshjen e kthimit.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…