294
Një baba 55-vjeçar ka ngritur në këmbë policinë në Sarandë teksa ka denoncuar djalin e tij 27-vjeç: “Kemi humbur kontaktet”.
Në Komisariatin e qytetit, babai është shprehur se djali i tij është larguar nga banesa që prej ditës së premte. Nga ky moment, babai thotë se nuk kanë asnjë kontakt me djalin.
“Më datë 29.03.2024, shtetasi 55 vjeç, banues në Sarandë, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin 27 vjeç, pasi është larguar nga banesa, në Sarandë“, thuhet në njoftimin e bluve .
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXO EDHE: Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT, si paraqitet gjendja e kryebashkiakut