Babai i Cristian Shpendit reagon pas grushtit që i dha portierit: U çmenda kur pashë djalin e gjakosur…

Episodi i rëndë, ai ku përfshihet Alex Shpendi, babai i sulmuesit të Empolit, Stiven Shpendi dhe sulmuesit të Cesenas, Kristin Shpendi. Gjatë ndeshjes së Serisë C mes skuadrës italaine dhe Olbia-s, babai i sulmuesit shqiptar hyri në fushë, duke vrapuar drejt portierit të klubit sardinez, Rinaldi dhe duke e goditur me grusht në fytyrë.

Klubi i Cesenas u distancua menjëherë nga veprimi i prindit të lojtarit kuqezi. Gjithsesi, Alex Shpendi ka kërkuar falje, në një intervistë të dhënë për Rai.

“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur. Për këtë si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd” – tha ai.

 

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)