Sot, “Homeland Justice” ka bërë kërcënimin e parë. Në grupin që kanë krijuar në “Telegram” dhe ku nxjerrin të gjitha të dhënat e marra nga shteti, kësaj herë kanë treguar se cilët janë personat që kanë në shënjestër; kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Të dyve u kanë edituar në kokë nga një shënjestër, duke krijuar iluzionin e një dylbive të një snajperi që duhet se e ka gjetur objektivin. Fotoja është marrë nga një takim mes të dyve, e ndryshe nga sa ndodh zakonsisht, e kanë shoqëruar pa asnjë koment.
Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj.