Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

by S.M

Aston Villa ka denoncuar klubin e Skënderbeut në UEFA për sjelljen e tifozëve. Sipas anglezëve, nga tribunat kishte thirrje raciste gjatë ndeshjes në fjalë drejtuar lojtarëve dhe stafit të tyre. Pas këtij lajmi menjëherë ka reaguar klubi korçar. Në rrjetet sociale Skënderbeu ka bërë të ditur se nuk ka patur asnjë thirrje dhe ftoi klubin e Aston Villa-s për të publikuar pamjet.

POSTIMI I SKËNDERBEUT

NJOFTIM PËR SHTYP!
Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është njohur sot me vendimin e UEFA-s për hapjen e çështjes disiplinore për korre raciste në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen UEFA Youth League, Skënderbeu U19 – Aston Villa U19.
KF Skënderbeu mohon kategorikisht akuzat e ekipit Anglez duke vendosur në dukje se në asnjë moment nuk ka pasur thirrje raciste karshi asnjë lojtari si në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.
Ky Fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga Raporti i Arbitrave dhe Delegatit të ndeshjes të cilët kanë deklaruar se nuk kanë qënë dëshmitar të asnjë thirrje raciste karshi ekipit kundërshtar.
KF Skënderbeu shpreh idinjatën për faktin se si një klub Profesionist si Aston Villa justifikon rezultatin e ndeshjes duke trilluar situata të paverteta të cilat nuk kanë lidhje me atë çka ndodhi në stadiumin “Skënderbeu”.
Inkurajojmë klubin e Aston Villa e cila ka pasur të drejtën për të transmetuar LIVE’ këtë ndeshje, dhe gëzon pamjet filmike të ndeshjes të vendosë në dispozicion pamje filmike në vënd të trillimeve pa fakte dhe të neveritshme.
Ne jemi dëshmitarë të një organizimi në standartet e kërkuara nga UEFA dhe gjatë gjithë ndeshjes si organizatorët por edhe tifozët e pranishëm në stadium kanë treguar RESPECT, FAIR-PLAY DHE GJITHEPËRFSHIRJE, vlera që vetë loja e Futbollit mbart në vetvete, vlera të cilat nuk janë respektuar në asnjë moment nga Klubi I Aston Villa, drejtuesit e të cilëve para, gjatë dhe pas ndeshjes kanë treguar mos-respekt ndaj Klubit tonë.
KF Skënderbeu beson se Futbolli është më shumë së një lojë – është një urrë e cila bashkon njerzit pavarësisht kufijëve, gjuhës dhe prejardhjes, duke na kujtuar se thelbi i kësaj loje magjike qëndron në unitet, respekt, gjithëpërfshirje dhe pasion të përbashkët.
Futbolli është një gjuhë universale që bashkon njerzit ndaj KF Skënderbeu bën thirrje faktorëve të ndeshjes të fokusohemi tek Futbolli i luajtur dhe vlerat që klubet respektive mbartin.
Me respekt,
KF Skënderbeu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.