“Astana ka më shumë cilësi”/ Ish-lojtari i Kombëtares “spiunon” Partizanin te gazeta kazake: Ka një trajner kompetent

by S.M

Ditën e enjte, duke filluar nga ora 16:00, Partizani do të përballet me Astanën në Play-offin e Conference League. Ndeshja e parë do të luhet në Kazakistan, një transfertë e vështirë, por ekipi i Zekic do të kërkojë të luajë për të synuar kualifikimin. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare Azdren Llullaku, ka komentuar përballjen e dy skuadrave. Në sezonin 2016-2017, mesfushori ka qenë pjesë e Astanës, pa harruar edhe një gjysmë sezoni me skuadrën e Tobol në Kazakistan.

Në një intervistë për gazetën kazake Prosports.kz, 35-vjecari do të shprehej.

“Ndeshja e parë është e rëndësishme për Astanën pasi duhet të fitojë në shtëpi, në mënyrë që në Shqipëri ta ketë më të lehtë.  Partizani është një ekip i mirë me lojtarë cilësorë dhe me një trajner kompetent, por besoj se Astana ka më shumë cilësi dhe shanse për t’u kualifikuar”, përfundoi Azdren Llullaku.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.