VIDEO/ “Rikthimi im erdhi prej tifozëve”, fjalët e para të Artan Banos si trajner i Lushnjës: Ky qytet e do futbollin, objektivi është…

by KLIKOJE.AL

Artan Bano rikthehet në krye të Lushnjës, tani me misionin për ta nxjerrë nga kriza e rezultateve. Zyrtarizimin e ka bërë kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, me një postim në faqen e saj në rrejetet solciale. Pas takimit, Artan Bano ka thënë fjalët e para, duke u shprehur se objektivi është qendrimi i skuadrës në Kategorinë e Parë dhe se rikthimi erdhi prej tifozëve

“Sot fillojmë një punë të re për 2026-tën, do të jetë e vështirë, do të mundohemi të bëjmë një punë të mirë dhe të kemi rezulate pozitive. Djemtë kanë kualitet, mendoj se do të bëjmë mirë edhe pse nuk kemi pikët që na duhen, këtij ekipi i mungojnë pikët dhe jo performanca. Do të mundohem të bëjë një ekip profesionist dhe të luajmë futboll për të fituar. Lushnja ka djem të mirë, të talentuar, por ka pasur probleme, që ndoshta futbolli të ndëshkon. Na del një punë e vështirë përpara për të arritur qëllimin.

Objektivi është të qendrojmë në Kategorinë e Parë dhe të rrisim ekipin nga ana cilësore.Absolutisht ekipit i duhet 2-3 afrime cilësore, edhe ekipet kanë domosdoshmëri prurjet e reja. Ne do të jemi të kujdesshëm, duam futbollistë mbi nivele mesatare dhe të shpresojmë në fund të muajit këto prurjet ti kemi në ekip. Ky është një qytet që jeton me futbollin, ndoshta rikthimi im ka qenë ndoshta i detyruar nga publiku, më kanë kërkuar të rikthehem, dhe ti kthejë po atë ndjenjë dashurie për futbollin, por duhet të jemi ne ata që duhet të punojmë për ti rikthyer entuziazmin publikut.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.