Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas operacionit të arrestimeve nga SPAK të të akuzuarvë për inceneratorët.
“Po kërkojnë të tërheqin sadopak vemendjen nga një vjedhje edhe më e madhe që është duke ndodhur, atë të Portit të Durrësit”, shkruan Paloka.
Postimi i plotë:
Me “arrestimet” për inceneratoret, SKAP-i bashkë me Ramziun , po kërkojnë të tërheqin sadopak vemendjen nga një vjedhje edhe më e madhe që është duke ndodhur, atë të Portit të Durrësit.
Vetëm kjo i ka mbetur të bëje, përpiqet të shuajë zhurrmën e një vjedhjeje të madhe me një vjedhje gjigande.
Ndërkohe ata që i japin fleta lavderimi SPAK-ut, që gjejnë qimen në vezë tek opozita, nuk arrijnë të shohin traun qe ju ka hyrë në sy… Në fakt , thjeshtë bëjnë sikur nuk shohin!