Armë dhe mina në një dyqan në Vlorë! Vendi i mbushur me tekstile, por në to ishintë fshehura dhe…

by KLIKOJE.AL

Në një dyqan në Vlorë janë gjetur mesditën e sotme nga ana e autoriteteve të policisë mina dhe armë luftarake.

Bëhet me dije nga burimet për media se policia ka vënë në pranga një person në lagjen “10 Korriku”, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes e më pas kanë vijuar kontrollin detajuar, teksa në pamjet e siguruara nga Top Channel shihen armët që janë gjetur, përfshirë disa pistoleta.

Dyqani ka edhe një mbyllje me qepen, ndërkohë që brenda ka pasur materiale tekstile.

Hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes për të vijuar me gjetjen e detajeve në lidhje me armët e gjetura.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.