Fulham luan në transfertë ndaj Nottingham Forest, sfidë e vlefshme për Premier League. Trajneri Marco Silva ka dërguar sërish në tribunë Armando Brojën. Për sulmuesin shqiptar kjo është e treta ndeshje radhazi që përfundon në tribunë duke mos ia dalë që të grumbullohet e të qëndrojë në gatishmëri për t’u futur në lojë nga stoli.
FORMACIONI
Silva preferon titullar Rodrigo Muniz ndërsa në stol është rikthyer Raul Jimenez. Silva e theksoi para disa ditësh se nuk ka vend për tre sulmues në skuadër dhe në këtë formë, i sakrifikuari është Armando Broja. Me vetëm katër ndeshje të luajtura për Fulham dhe si zëvendësues, Broja rrezikon minutat në këmbë dhe kështu një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024, paçka se do ishte luks për Shqipërinë që të kishte jashtë grumbullimit ndoshta sulmuesin më të fortë që ka nxjerrë.
LEXO MË SHUMË: Gjysmë rasti nga Broja dhe asnjë goditje në portë për 90 minuta, ndeshje për t’u harruar e Shqipërisë ndaj Kilit
Trajneri i Fulham disa ditë më parë ka treguar arsyen se pse Broja nuk po luan, ndërsa thekson se pavarësisht dëshirës së sulmuesit shqiptar, për momentin Muniz që po shënon gola është kryesori.
“Ndeshjet e fundit i kemi patur të gjithë lojtarët në dispozicion. Ka qenë shumë e vështirë për Armandon që të qëndrojë në stol, pasi ka shumë dëshirë për të luajtur, por vjen në huazim në fund të merkatos pret që të luaj. Kur ke një sulmues që shënon gola si Muniz, nuk të u lë hapësirë të tjerëve për të treguar aftëtitë e tyre”, ka deklaruar Silva.