“I buzëqeshur që nuk na ra Italia”, Armand Duka flet pas shortit: Do të provojmë gjithçka në Varshavë, i kemi mundësitë

by KLIKOJE.AL

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan, pas shortit të “play off” ku Shqipëria u vendos përballë Polonisë.

Kreu i futbollit në vend, u shpreh se dëshironte të shmangte çiftin e parë, ku bënin pjesë Italisë dhe Uellsi. Ndër të tjera, ai theksoi se Polonia është kundërshtar i vështirë, por Shqipëria do i luajë shanset në Varshavë.

Duka zbuloi gjithashtu se para shortit preferonte një përballje me Sllovakinë. I pyetur për Kosovën, ai theksoi se “dardanët” i kanë mundësitë të për kaluar në Botëror.

“Çifti i parë nuk më pëlqente, nëse do të binim ndaj Uellsit dhe më pas ndaj Italisë. Isha i kënaqur që eliminuam të parën.

Para shortit nuk kisha ndonjë preferencë, të gjitha janë të forta. Si u krijua shorti, doja të eliminonim çiftin e Italisë dhe Uellsit. Jam i buzëqeshur sepse jemi këtu. Dua të falënderoj të gjithë që na sdollën këtu. Stafin e Kombëtares me futbollistët. Uroj të na bëjnë më krenarë.

Polonia është kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë. Ne i kemi mundësitë tonë dhe do të provojmë të gjitha në Varshavë.

Ndeshjet e futbollit nuk fitohen dhe nuk humben në short, Unë dhe stafi ishim të mërzitur në shortin e kualifikueseve dhe doli pozitiv. Ndeshjet luhen në fushë. Atë e kanë në dorë futbollistët. Urojmë t’i kemi gati në mars. Të provojmë pa pasur asnjë pishman.

Sllovakia dëshirë? Në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm. Diferencat janë shumë të vogla. Nëse do kisha një preferencë, do të dëshiroja Sllovakinë. Uellsin nuk e doja fare. Nuk jemi përshtatur mirë ndaj skuadrave britanike.

Kosova është një ekip shumë i mirë. Është në moment të mirë. Uroj të vazhdojë kështu deri në mars. I ka mundësitë të kalojë Sllovakinë. I ka mundësitë për të luajtur finalen në Prishtinë. Ka një ekip të mirë dhe i ka shanset të shkojë në Botëror”, u shpreh Duka.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.