Arlind Kurti po spikat këtë sezon me fanellën e Laçit dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që disa skuadra të rëndësishme europiane të synojnë mbrojtësin 19-vjeçar.
Leçe është një nga ekipet që kërkon shërbimet e qendërmbrojtësit, që është pjesë e kombëtares U21.
Por edhe Torino dhe holandezët e Heerenveenit kërkojnë që të bëjnë të vetin Kurtin.
Teknikë e mirë bazë, i shpejtë, Kurti di të luajë me të dyja këmbët dhe, pavarësisht se është qendërmbrojtës, është në gjendje të luajë në të dyja korsitë e mbrojtjes. Vlera e kartonit të tij në treg llogaritet rreth 300 mijë euro.
LEXO ME SHUME:Komisioni i Disiplinës “masakron” Laçin, futbollisti dhe Pashk Laska e pësojnë keq; Romeo Bizhdili pjesë e disiplinorit (vendimet)
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka zbardhur vendimet, për datën 13 janar. Bie në sy ndër të tjera pezullimi i Melos nga Laçi për katër ndeshje. Ndërkohë presidenti i Laçit, Pashk Laska, është dënuar me 15 ndeshje pezullim për sulm ndaj zyrtarëve në përfundim të ndeshjes Egnatia-Laçi. Të njëjtin dënim ka marrë dhe Romeo Bizhdili, zyrtar i Besës, për sulmin ndaj Juxhin Xhajës në përfundim të ndeshjes me Burrelin.
Më tej janë gjobitur nga Komisioni i Disiplinës Elbasani dhe Bylis me 50 mijë lekë të reja, për sjellje të gabuar nga tifozët.