Arinaldo Rrapaj është “Topi i Artë i Superiores”, lojtari i Partizanit më i votuari: Falenderoj presidentin Demi dhe shokët e skuadrës

by KLIKOJE.AL

Arinaldo Rrapaj është fituesi i Topit të Artë i kampionatit shqiptar, për vitin 2023. Futbollisti I Partizanit mori çmimin më të rëndësishëm individual në eventin “Më të mirët” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, që u organizua në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Mesfushori i “Demave” arriti që të fitonte titullin kampion me të kuqtë edicionin e shkuar, duke qenë një nga elementët më të rëndësishëm. Sezonin e kaluar, Rrapaj shënoi 6 gola në kampionat, ndërkohë që 2 herë e ka gjetur rrjetën dhe këtë sezon.

22-vjeçari është një nga lojtarët më të dalluar dhe më premtues të Partizanit, por dhe të kampionatit shqiptar. Një vlerësim i merituar për Rrapajn, i cili e mori këtë çmim pas votave të trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave të Superiores.

“Për mua është një emocion shumë i veçantë. Dua të falënderoj FSHF-në dhe njerëzit që kanë votuar për mua. Falënderoj Partizanin, presidentin Demi dhe shokët e ekipit. Pa të cilët nuk do të isha këtu sot. Falënderoj sidomos familjen time, që më ka qëndruar pranë në çdo moment”, deklaroi Rrapaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.