Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Ardian Ismajli është i dëmtuar dhe do të mungojë gjatë. Kjo sipas “Sky Sport” ka “detyruar” drejtuesit të kërkojnë një tjetër mbrojtës dhe Marash Kumbulla duket i duhuri për të zëvendësuar shokun e Kombëtares te Torino.

Fakti që mbrojtësi e njeh mirë kampionatin bën që te Torino të jenë besimplotë për të, teksa ditët e ardhshme do të mësohet më shumë mbi këtë mundësi transferimi.Marash Kumbulla ka përfunduar së fundmi në qendër të vëmendjes. Kjo pasi mbrojtësi shqiptar po përflitet për një largim nga Mallorca, tek të cilët është i huazuar. Interesimet për të nuk mungojnë dhe siç dihet Espanyol dhe Udinese po “studiojnë këtë pistë”.

Ardian Ismajli  u dëmtua në sfidën ndaj Comos në fundjavën e shkuar dhe u largua nga fusha që në minutën e 20-të të pjesës së parë, duke shkaktuar shqetësim të madh tek stafi teknik dhe tifozët granata.

Mbrojtësi u rrëzua në tokë, duke tërhequr vëmendjen e stolit dhe duke prekur kofshën . Pas një kontrolli fillestar nga mjekët, ai u largua nga fusha dhe u zëvendësua nga Maripan.

LEXO ME SHUME:E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.