Arbitroi në Europa League Rakow-Atalanta, në Itali i thurin elozhe Jorgjit: U tregua i zoti, me të fitojmë gjithmonë!

Atalanta triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Rakow në Poloni, duke e mbyllur në vendin e parë fazën e grupeve në Ligën e Europës. Ndeshja u arbitrua nga shqiptari Enea Jorgji. Asistentët e tij ishin Denis Rexha dhe Ridiger Çoka. Ndërsa Florian Lata ishte arbitri i katërt. Pas sfidës gazetari i “Corriere dello Sport”, Edmondo Pinna i ka dedikuar një shkrim Jorgjit, teksa është ndalur tek moviola e ndeshjes Rakov-Atalanta.

“Një gjë është e sigurt, kur gjykon shqiptari Jorgji klubet tona fitojnë gjithmonë (9 ndeshje 9 fitore). Nuk ka faull të Holm ndaj Novak që gjuajti dhe u rrëzua në zonë. Mirançuk rikuperoi topin pa faull ndaj Kohergin.

Pasaliç në fillim e prek topin me këmbë pastaj ndoshta me parakrah, por nuk ishte e ndëshkueshme me penallti”, shkruan Pinna.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)