Arbitri “i hodhi në erë sezonin”, Refik Halili nuk i mban lotët pas ndeshjes, i biri e ngushëllon (video)

by KLIKOJE.AL

Fundi i ndeshjes rezultoi një dramë për Tiranën. Kridens Meta dha një penallti për Bylisin me takimin që përfundoi me shifrat 2-2. Situata u rëndua në mënyrë ekstreme dhe vetë presidenti i bardhebluve, Refik Halili, u detyrua të zbriste në fushën e lojës që të mundohej që të qetësonte situatën.

Ai u bëri thirrje futbollistëve por sidomos tifozëve që të shmangnin ngjarje të tilla, duke u munduar që të rivendoste rendin në fushë. Por pas qetësimit të situatës, edhe ai u përfshi nga emocionet e rezultatit zhgënjyes për ekipin e tij.

Ai u shfaq shumë i tronditur dhe Ishte djali i tij, Grent Halili, ai që shkoi ta ngushëllonte presidentin e bardhebluve, i cili u shkëput nga turma i dëshpëruar teksa po mundohej të qetësohej pas asaj që kishte përjetuar në sfidën në Rrogozhinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.