3 milionë përdorues të iPhone-ve të para 2018-ës do të marrin nga Apple një pagesë deri në 500 milionë dollarë.
Shkak është padia e ‘batterygate’, e cila akuzoi kompaninë për frenim të fshehtë të modeleve të vjetra të iPhone.
Përditësimi në vitin 2017 i iOS 10.2.1 i Apple ndryshoi performancën e iPhone-ve të vjetër me bateri të konsumuara.
Këto pagesa do t’u shkojnë përdoruesve të prekur që paraqitën pretendime kundër gjigantit të teknologjisë në vitin 2020 për një problem që u bë i njohur si “batterigate”.
Apple u akuzua dhe u dënua për “mbytje të softuerit”, duke iu referuar përditësimeve të iOS të cilat u krijuan qëllimisht për të ngadalësuar performancën e përgjithshme të iPhone-ve.
Apple pretendon se arsyeja për këtë nuk ishte për të mashtruar klientët, por për të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjeve të tyre.