Zëdhënësja e kandidatit të PD-së së vulës për Tiranën, Roland Bejkos, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat ka dënuar ashpër gjuhën e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale.
Sipas saj, në takimet e tij elektorale, Rama po përdor gjithmonë e më shumë një gjuhë ofenduese, turpëruese dhe lincuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në tërësi.
“Partia Demokratike e Shqipërisë konstaton me keqardhje se gjuha e fushatës elektorale po shndërrohet nga politika në një gjuhë degraduese dhe fyese për të gjithë opinion publik shqiptar.
Një gjuhë, e cila nuk i ka hije aspak garës politike demokratike dhe klimës së përgjithme në funksion të saj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë e më shumë një gjuhë ofenduese, turpëruese dhe lincuese ndaj kundërshtarëve politikë dhe opozitës në tërësi.
Gjuha e përdalë e përdorur prej tij është e papranueshme dhe patolorueshëm për një shoqëri të civilizuar dhe që kërkon të bëjë pjesë në shoqëritë demokratike europiane.
Me një nivel fjalori të tillë, kryeministri i Shqipërisë është duke u talluar me shoqërinë shqiptare dhe me opinionin publik në tërësi.
Kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikës shqiptare 33-vjecare dhe ne kërkojmë që t’i jepet fund përdorimit të saj.
Fyerjet ndaj kundërshtarëve, fjalori banal dhe ofenduese nuk i shkojnë për shtat asnjë politikani dhe një shoqërie të civilizuar, aq me tepër në gojën e një kryeminsitri.
Kjo gjuhë nxit urrejtjen, ofendimet dhe përcon mesazhe degraduese në shoqërinë shqiptare, dhe është shembulli më i keq që një kryeministër mund të japë.
Gjithashtu kërkojmë që të ndalohen publikimi i posterave politikë me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës, të cilët përcjellin dhe nxisin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelljes së mirë.
Qëllimet politike nuk duhet të tejkalojnë asnjëherë etikën e komunikimit dhe normat e një shoqërie të civilizuar.
Bashkëjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë dhe toleranca janë parime të cilat ndihmojnë shoqëritë të empancipohen, ndihmojnë politikën të jetë në funksion të zhvillimit demokratik dhe ekonomik.
Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një klimë konfliktuale brenda shoqërisë shqiptare.
Prandaj u bëjmë thirrje forcave politike, liderëve politikë të përdorin një gjuhë dhe një retorikë të pranueshme brenda rregullave demokratike që përcakton një garë elektorale”, është shprehur Mirela Karabina.