Andi prej një jave ka munguar në “Përputhen” e ndonëse në fillim u tha se shkak ishte bërë një problem shëndetësor, arsyeja duket më tepër se kaq.
Puntatën e sotme Bora Zemani e nisi duke deklaruar se Andi ka refuzuar të komunikojë me produksionin duke mos treguar as nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e programit apo jo.
Ndërkohë Tea tregoi mesazhet që ka shkëmbyer me Andin duke zbuluar se ai ka hatërmbetje me produksionin.
“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes WhatsApp-it, ka qenë goxha sëmurë, ka patur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste për hatërmbetjet me produksionin. Nuk dua të them fjalë në emër të tij”-tha Tea.
Teksa Andi qëndron në heshtje dhe nuk bën asnjë deklaratë publike, na mbetet të presim për të mësuar se çfarë ka ndodhur.
Burimi: revistawho.com