Partizani i pafat para fillimit të kampionatit, pas Kekos operohet një tjetër lojtar (FOTO)

Amos Nondi

Amos Nondi është operuar sot. Siç edhe pritej, mesfushori nuk i ka shpëtuar ndërhyrjes kirurgjikale. Te Partizani janë me të vërtetë të pafat. Nondi mbërriti në Tiranë si numri 6 që pritej prej kohësh.

Dhe dëmtimi i rëndë i Amos Nondi e pengon të debutojë. Ky operacion është i dyti brenda një muaji, pas Albers Kekos. Kështu Partizani do të jetë i privuar nga shërbimet e dy lojtarëve, që mund të bënin mjaft mirë këtë sezon. Megjithatë, te Partizani kanë vendosur të lëvizin në merkato sërish. Do të jetë të paktën një sulmues dhe mesfushor, që do të shtojnë organikën. Të dielën ora 20:00, Mladen Milinkoviç debuton në krye të Partizanit kundër Vorës.

Related posts

“Presing dhe ekuilibër” / Glen Daja zbulon recetën që rrëzoi Vllazninë: E përgatitëm si finale, ky grup ka karakter

Gol i artë i Malomos dhe James, Dinamo mban gjallë shpresat për titull (video)

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)