Flamurtari nuk njeh limite në merkato, transferon sulmuesin e Cagliarit

by S.M

Alessandro Bolzan do të veshë fanellën e Flamurtarit. Ky është raportimi i fundit nga gazetari Gianluca Di Marzio në Itali. 20-vjeçari nga Italia luan në qendrën e sulmit. Këtë verë kishte kaluar tek ekipi i parë i Cagliarit, që militon në Seria A.

Tashmë, Alessandro Bolzan do e vazhdojë karrierën në Superiore ku vlonjatët po tregohen pa frena në merkato. 20-vjeçari është produkt i Romës, ndërsa pasi luajti edhe me moshat e Cagliarit iu besua këtë verë kontrata si profesionist.

Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 500 mijë euro, që tregon edhe njëherë se klubi vlonjat po punon me objektivin e vetëm për të fituar trofe. Qendra e sulmit ishte pikërisht pozicioni ku Flamurtari po shikonte për t’u përforcuar dhe talenti italian shfaqet si alternativa e duhur.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.