Në konferencën për shtyp të Serbisë përkrahë trajnerit Dragan Stojkovic, u shfaq edhe sulmuesi Aleksandër Mitrovic. Lojtari së bashku me Gudelj janë dy futbollistët e mbetur nga ndeshja e vitit 2014. Sulmuesi e konsideron një ndeshje të vështirë, por e di se Serbia luan vetëm për fitore
ALEKSANDËR MITROVIC, DEKLARATA
“Kanë kaluar dhjetë vjet. Një kujtim i mirë nga ndeshja e dytë, më pak e mirë nga e para, por vetëm unë dhe Gudelj jemi aty nga ekipi i atëhershëm, ndërsa në Shqipëri nuk ka njeri. Ndeshje e re, kualifikuese të reja. Pra, ekipe të reja nga të dyja palët, lojtarë më të rinj. Mendoj se, si herën e kaluar, pres një lojë shumë të vështirë ndaj një ekipi të mirë dhe të organizuar. Nesër na pret një atmosferë shumë e mirë, një stadium plot. Kushdo që të jetë kundërshtari ynë, ne hyjmë me qëndrimin për të marrë tre pikë, qoftë Brazili, Andorra apo Shqipëria. Kemi ardhur për të marrë tre pikët dhe pas ndeshjes do të shohim nëse do të jemi të kënaqur.
MASAT E NDESHJES
Në kuadër të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, janë parashikuar kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor në disa akse kryesore të kryeqytetit.