“Ajo humbje ende dhemb”, Mitrovic beson te kualifikimi: Shqipëria do ta ketë të vështirë ndaj Andorrës

by KLIKOJE.AL

Aleksandër Mitroviç foli pas ndeshjes që Serbia fitoi 1 me 3 ndaj Andorrës. Transferta nuk ishte aspak e lehtë, ndërsa u vulos nga penalltia e kapitenit Mitroviç.

31-vjeçari pati pretendime për raste të tjera, ndërsa la të kuptohet se penalltia e akorduar ishte më pak e ndëshkueshmja. Më tej ftoi ekipin të besojnë te mrekullia duke kujtuar se Andorra do jetë transfertë e vështirë për Shqipërinë.

“Uniteti nuk ka qenë kurrë problem. As tani nuk është, e thashë tashmë që kjo është një provë e madhe për të gjithë ne. Fatkeqësisht, humbja kundër Shqipërisë ende dhemb, por ne reaguam pozitivisht dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ishte sfiduese, shpresojmë që Shqipëria të dështojë në atë transfertë, jo një ndeshje e lehtë në Andorrë. Kështu që pas ndeshjes do të veçoja vetëm ato tre pikë dhe do të vlerësoja trajnerin dhe ekipin e tij që bënë një punë fantastike. Ata kishin vetëm një ditë dhe analizuan gjithçka. Kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe për sa kohë që ka shpresë, ne do të luftojmë.

Çfarëdo që të ketë ndodhur, ka ndodhur. Për sa kohë që ka një fije shprese, ne do të luftojmë, për të bërë më të mirën tonë. Ne besojmë në një mrekulli. Kushdo që beson në mrekulli, ndonjëherë ato bëhen realitet. Na nënvlerësonin kundër Portugalisë, ky është mesazhi im për shokët e ekipit.

Mora një shenjë në një duel. Më goditi pa top, mund të kishte pasur dy ose tre penallti të tjera. Ajo që dha gjyqtari ishte më pak. Kam luajtur edhe në Premier Ligë, ku loja është fizike. Sot ishte mundje dhe xhudo. Një ndeshje e vështirë dhe një transfertë e vështirë. Fituam tre pikë dhe mbetëm gjallë”, u shpreh Aleksandër Mitroviç.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.