Alejandro Hernandez është arbitri që do të gjykojë takimin Angli-Shqipëri. UEFA ia ka besuar drejtësinë e këtij takimi spanjollit 42-vjeçar. Një arbitër që ka CV të pasur teksa gjykon në La Liga dhe madje ishte arbitër kryesor në takimin e shumëpërfolur Barcelona-Atletiko Madrid.
Jo në ndeshjen e fundit, por në takimin që ofroi po të njëjtin spektakël kur Barcelona po fitonte 4-2 dhe Atletico Madrid barazoi gjithçka në 4-4. Pra eksperienca e Alejandro Hernandez është e madhe, por pasioni i tij kryesor është ndëshkimi me karton të verdhë. Në rastin më të keq, Alejandro nxjerr të paktën 4 kartonë të verdhë, ndërsa shpesh ekipet mund të shohin edhe 7 kartonë të verdhë me të në fushë. Për këtë arsye, Shqipëria duhet të tregojë e kujdesshme pasi Alejandro nuk e fal edhe aq shumë lojën e ashpër.
DY LOJTARË NË DYSHIM
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli u stërvitën të diferencuar, por të dy futbollistët do të udhëtojnë me skuadrën drejt Londrës dhe deri në fund do të vlerësohet gjendja e tyre për ndeshjen me Anglinë.
1 comment
[…] […]
Comments are closed