157
Dashamir Shehi ka zbardhur disa detaje nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai shprehet se e ka takuar Berishën dhe aleatët e tjerë ditën e hënë në një zyrë të Kuvendit.
Sipas tij ata dakordësuan në shumicën e çështjeve që diskutuan, por duhet të sqarojnë edhe disa pika. Sipas tij për primaret nuk ka një zgjidhje, por kandidati duhet të zgjidhet me sondazh.
“Primaret le t’i bëjë PD-ja për njerëzit e vet. Ne nuk bëjmë të gjithë primare, apo të bëjmë të gjithë primare bashkarisht dhe të bëhet një lëmsh i madh,” – u shpreh Shehi për “Euronews” Albania, që sipas tij ideja e sondazhit i relativizon partitë dhe Ua delegon qytetarëve këtë punë.
Kreu i LZHK-së tha se Berisha e ka pranuar këtë propozim, por fillimisht PD-ja duhet të zgjidhë hallet e veta.