Alain Giresse nuk e mori në konsideratë, sulmuesi kosovar pajiset me pasaportë shqiptare dhe është gati për ftesën kuqezi

by KLIKOJE.AL

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku është pajisur me pasaportën e Shqipërisë.Në rrjetet sociale Endrit Haxhiu ka publikuar vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për ish-lojtarin e Kombëtares së Kosovës.

“Dhënien e shtetësisë shqiptare shtetasit të mëposhtëm: Mirlind Fehmi Daku. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shkruhet në dekretin e firmosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Daku ishte revoltuar me mosftesën e trajnerit Giresse për dy ndeshjet e qershorit, duke paralajmëruar se do të pranonte ftesën e Shqipërisë, nëse do të ftohet. Në sezonin e fundit me skuadrën e Murës në Slloveni, sulmuesi në 33 ndeshje shënoi 19 gola.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.