Aktivizim i Skukës dhe lojë me ide, Shehi e nis mbarë te Partizani, Teuta zhytet në fund (video)

by KLIKOJE.AL

Partizani dhe Orges Shehi e nisin mbarë vitin 2024. Kryeqytetasit fitojnë me rezultatin 1-0 ndaj Teutës. Goli i vetëm u shënua nga Tedi Cara nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 38’ Hadroji niset me shpëjtësi në të djathtën, Kotobelli bën një ndërhyrje të gabuar ndaj tij në zonë dhe për gjyqtarin Cjapi nuk ka dyshime. Pranë topit shkon sulmuesi i cili tregohet i saktë.

Në pjesën e dytë, Teuta u mundua të gjente golin e barazimit. Një e tillë erdhi në minutën e 82’ pas zhvillimi të një goditje dënimi, Faust shënon me kokë për durrsakët, por gjithçka anulohet për pozicion jashtë loje që konfirmohet nga VAR-i. Me këtë fitore, Partizani blindon vendin e dytë dhe shkon në kuotën e 35 pikëve, ndërkohë Teuta renditet në vendin e fundit në kuotën e 16 pikëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.