Aksident tragjik në Gjakovë, 3 të vdekur, dyshohet se viktimat janë nga Shqipëria

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Raçë të Gjakovës, ku raportohet për 3 persona të vdekur.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë se dyshohet që viktimat janë nga Shqipëria. Rrethanat e aksidentit janë të paqarta.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën