Aksident i RËNDË në rrugët e Athinës! Makina ngre në “AJËR” drejtuesin e motorit (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Karolou të Athinës, kur një autoveturë ka kaluar semaforin me të kuq dhe ka goditur një motoçikletë që udhëtonte me semafor jeshil në drejtim të qendrës së Athinës.

Pamjet ekskluzive të siguruara nga Top Channel tregojnë përplasjen e dhunshme, ku drejtuesja e motorit është hedhur në bordurën e rrugës, me kokën që ka shpëtuar nga goditja e mundshme në trotuar.

Në pamjet dallohet se trupi i saj kalon vetëm disa milimetra larg dy kolonave dhe ndalon 10 metra më tej nga vendi i goditjes. Pas aksidentit, në zonë mbërriti menjëherë policia dhe ambulanca, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital. Sipas informacionit të fundit, ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.