AKORDI I SHEKULLIT! Ronaldo do ta mbyllë karrierën duke “notuar” në qindra miliona dollarë

Al-Nassr raportohet se ka siguruar edhe zyrtarisht shërbimet e Cristiano Ronaldos.

Gazeta arabe, “Al-Arabiya“, duke u bazuar në burime, ka raportuar këtë të premte se ylli portugez e ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratën.

Sipas gazetës në fjalë, Ronaldo do t’i bashkohet Al-Nassr nga janari i vitit 2023, teksa kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në verën e vitin 2025.

37-vjeçari besohet se do të paguhet me 200 milionë euro brenda një sezoni.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” te klubi nga Arabia Saudite do të kalojë si lojtar i lirë, pasi Manchester United së fundmi kishte shkëputur kontratën me të.

Related posts

Eksodi te ekipi i Superiores vazhdon, largohet edhe lideri i skuadrës

Festa mbaron shpejt, klubi i Superiores mbetet pa trajner

Tirana fiton derbin me Dinamon, bardheblutë pranë firmës me realizuesin e 15 golave