E FUNDIT/ Tirana mbyll bashkëpunimin me Ibraimin, Tefik Osmani kandidat për rolin e drejtorit

by S.M

Agim Ibraimi nuk është më drejtor sportiv i Tiranës. Një lajm që përflitej prej kohësh, por ditën e mërkurë është vendosur që të mbyllej ky bashkëpunim. Ishte një vit i lodhshëm e sfidues, me Tiranën që kërkoi të rikompozohej, duke nisur pikërisht me Ibraimin, njeriu i cili drejtoi linjat e klubit, mbi të gjitha merkaton, por që në fund të sezonit la presidencën të pakënaqur si në aspektin e rezultateve ashtu edhe për mënyrën sesi u menaxhua situata e lojtarëve.

Edhe pse nuk ka patur përplasje mes palëve, duket se filozofia e klubit me atë të drejtorit Agim Ibraimi ishte e ndryshme dhe në drejtime të kundërta. 18 lojtarë të marrë nga Ibraimi këtë sezon, një shifër në të cilën vetëm pak lojtarë spikatën, si Jarmouni, Dembele dhe Kola, lojtarë që në verë mund të sakrifikohen nëse paraqiten oferta të kënaqshme, megjithatë gjithçka do të varet nga politikat që do të sjellë drejtori i ri sportiv. Tirana e sezonit të ri do të marrë jetë nga 1 qershori e në vazhdim. Për pasuesin e Ibrahimit, emri i parë që përflitet është  një rikthim i Tefik Osmanit.

NDRYSHIME EDHE NË PANKINË

Tirana mund të ndryshojë fytyrë gjatë merkatos së verës, jo vetëm te lojtarët por edhe sa i përket stafit teknik. Një kandidaturë e fortë për të marrë Tiranën, gjithmonë nëse largohet Bledi Shkëmbi, është Shpëtim Duro. Tiranasi mund të jetë pjesë e bardhebluve në sezonin e ri. Në fakt, emri i Shpëtimit nuk del për herë të parë te Tirana. Edhe pas largimit të Maganit u fol për Duron në stolin e bardheblu.

LEXO ME SHUME:Te Tirana nuk besojnë më te Bledi Shkëmbi, ish-trajneri i Partizanit kandidat për postin e trajnerit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.