AF Elbasani nuk ndalet në merkato, transferon ish-lojtarin e Egnatias dhe një moldav (EMRAT)

by KLIKOJE.AL

AF Elbasani vazhdon të jetë aktiv në merkato. Pas qendërmbrojtësit,Bruno Lulaj,ekipi i sapongjitur në Superiore ka bindur futbollistin e Kombëtares së Moldavisë, Cristian Dros dhe Emiljano Mustën.

Dros ka luajtur 15 takime me përfaqësuesen e Moldavisë, ndërsa më herët ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të vendit të tij. 26- vjeçari është një mesfushor difensiv, i cili mund të luajë në rast nevoje edhe në prapavijë. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e ekipit të Slavias në Premier Ligën e Bjellorusisë.

Edhe krahu i majtë i mbrojtjes mund të cilësohet si i zgjidhur,pas shumë bisedimeve me lojtarë të ndryshëm,drejtuesit kanë zgjedhur Emiljano Mustën.Një lojtar me mjaft eksperiencë në futbollin shqiptar i cili kthehet në futbollin e luajtur pas gjysmë sezoni pauze, për shkak se ishte në Angli për arsye familjare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.