AF Elbasani ka zhvilluar merkato të pasur, Nevil Dede me këmbë në tokë: Kemi ende shumë punë përpara

Trajneri i AF Elbasanit, Nevil Dede, deklaroi se skuadra ka pësuar rritje, por kanë ende shumë punë përpara. Në lidhje me afrimet, ai pohoi se është kënaqësi që kontribojnë për AF Elbasanin dhe të gjithë bashkë do punojnë për të arritur objektivat.

“Është fat dhe kënaqësi që gjithë këta lojtarë me emër dhe CV në futbollin shqiptar kontribuojnë për AF Elbasanin. Do punojmë bashkë dhe besoj që do të bëjmë gjëra të mira. Por, Superiorja është një vit larg, kështu që duhet të mendojmë për Kategorinë e Parë dhe të jemi gjithmonë me këmbë në tokë.

Bëhet fjalë për një sport kolektiv, siç është futbolli dhe mbi të gjitha është harmonizimi i lojtarëve, menaxhimi i tyre dhe ndjenja që kanë ata për njëri-tjetrin. Dy parime i kemi bazë, ndërtimin e këtij klubi dhe të kësaj skuadre, me besim dhe dashuri”, përfundoi Dede.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…