Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte “i pastrehë”/ Ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme! (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Amerika dëgjoi historinë e nëntë vjeçarit, Kelvin Ellis Junior, i cili pa një burrë me pizhame jashtë një kafeneje në Luiziana dhe vendosi ta ndihmonte.

Duke besuar se ishte një njeri i pastrehë, ai i dha atij dollarin e fundit, të cilin e kishte marrë më parë nga prindërit për nota të mira. Pastaj ndodhi një kthesë e pazakontë.

Rezulton se është Matt Buspic, pronar lokal i mallrave sportive, i cili ka krijuar dhe shitur disa kompani me vlerë qindra miliona dollarë.

Biznesmeni doli me vrap nga banesa me pizhame atë mëngjes pasi dëgjoi alarmin e zjarrit, raporton NDTV.

“Një djalë m’u afrua me grusht të shtrënguar. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Pastaj më tregoi se mbante një kartëmonedhë në dorë. Ai gjithmonë ka dashur të ndihmojë të pastrehët dhe tani e ka gjetur veten në këtë rast”, tha Buspic.

Ai u emocionua aq shumë nga lëvizja e nëntë vjeçares, saqë ai e ofroi atë me një meze të lehtë dhe më pas thirri të atin.

Të gjithë së bashku shkuan në dyqanin e Buscipit dhe pronari i dha djalit 90 sekonda për të marrë çfarë të donte!

Djali më vonë tha se nuk po kërkonte shpërblim për veprimet e tij.

“Jam i lumtur sepse doja të ndihmoja dikë”, tha ai.

Biznesmeni thotë se është frymëzuar nga lëvizja e vogëlushit dhe se i është rikthyer besimi te njerëzimi.

“Nëse jep, në fakt merr më shumë se kaq”, përfundoi ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.