Admir Bajrovic pritet të jetë i larguari i parë nga Tirana. 29-vjeçari nuk ka bindur drejtuesit me paraqitjen e tij dhe në këto kushte nuk është në planet e bardhebluve për sezonin e ri.
Sulmuesi i cili erdhe si një nga elementët kryesorë për repartin e avancuar nuk bëri atë që drejtuesit shpresonin. Palët mes tyre pritet të ndërpresin me marrëveshjen kontratën, i cili do të marrë edhe pagën e muajit maj.
Suedezi iu bashkua bardhebluve në merkaton e verës së kaluar dhe me kryeqytetasit ka mundur të luajë 23 ndeshje mes Kupës, kampionatit dhe Conference League, udke shënuar vetëm 4 gola. Ndërkohë ka asistuar edhe në një tjetër rast, duke qenë në fushë për 833 minuta.
FC DINAMO CITY 0-2 KF TIRANA
Tirana shmang katastrofën, duke fituar derbin e parë të sezonit me Dinamon. Skuadra e Bledi Shkëmbit imponohet 0-2 përballë bluve, aq sa mjaftonte për të shkuar në vendin e 8 në renditje, që vlen playout. Bardheblutë evitojnë rënien direkte, falë dy golave të Rafael në minutën e 29′ dhe Jarmouni në të 88′. Asnjë problem për Dinamon, edhe pse fitorja do ta kishte ngjitur mbi Vllazninë në vendin e dytë për të patur dy rezultate në tre në Final 4. Festa është e gjitha te Tirana, edhe pse ende nuk është kompletuar puna. Bardheblutë për të mbijetuar në Superiore duhet të përballen me Pogradecin.
3 comments
[…] LEXO ME SHUME:Vjen largimi i parë nga Tirana, futbollisti nuk përmbushi pritshmërirë (EMRI) […]
[…] LEXO EDHE: Vjen largimi i parë nga Tirana, futbollisti nuk përmbushi pritshmërirë (EMRI) […]
[…] LEXO EDHE: Vjen largimi i parë nga Tirana, futbollisti nuk përmbushi pritshmërirë (EMRI) […]
Comments are closed