Partizani u rikthye te fitorja. “Demat” kaluan në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi eliminuan Laçin. Pas ndeshjes foli Arbër Abilaliaj. Ky i fundit mban postin e trajnerit dhe drejtorit te Partizanit.
“Në fillim doja të falenderoja futbollistin, ambientin, tifozët që jashtëzakonisht shumë. Jam tepër i kënaqur sepse me bindjen që kam për cilësitë e futbollistëve, e dija që e vështirë, por kisha besim të plotë që do e kalonim më tutje. Vinim nga moment jo i mirë. Kjo përgjigje, si u luftua dhe u besua, ky është shpirti i këtij ekipi. Duhet të qëndrojmë në shina, për të kuptuar se ky ekip ka kualitet, grintë dhe nuk ka pse mos të arrijë të gjithë objektivat që ka.
Duhet besuar që është ekip i ri, mekanizma dhe filozofi e re. Duhet pak kohë, sot ishte vetëm 1 tullë për shtëpinë e madhe. Sot çunat të shijojnë fitoren, ka shumë gjëra për të bërë dhe për t’u kthyer në ekip që i pretendon të gjitha.
Kam qenë i bindur me organikën që kemi, ky është formati ynë më i mirë. Duke pasur parasysh si erdhi loja, duhet të përshtatemi. Ishte risk ndërrimi i sistemit, bashkë me stafin e llogaritëm, por duke njohur futbollistët rrezikova. Mendova që ky kualifikim duhet të vinte medoemos. Për t’i treguar futbollistëve që nuk futemi për të pritur, por për t’u kualfikuar.
Jemi munduar të vendosim lojtarët në pozicionin më të mirë, sot u kemi marrë 100% duke pasur parasysh Kote, Gudjufi, Keko. Këto pozicione që u përshtatën, mund të japin më të mirën në fushë.
Zëvendësimi i Hoxhës i detyruar, kemi humbur dhe 1 ndërrim se Albani pësoi dëmtim në mes. Humbëm zëvendësim që na ngushtoi hapësirën për të bërë lëvizje në pjesën e dytë. Një zëvendësim më shumë do ishte frymëmarrje më shumë në pjesën e dytë, luajtëm për shumë minuta me 1 lojtar më pak.
Ishim të detyruar që të tentonim gjithçka për gjithçka. Nëse do vazhdonte me shtesë, kishim dhe 1 ndërrim tjetër. Çfarëdo sinjal që i japim lojtarëve, ato reagojnë. Ky ishte sinjal për Kekon dhe Koten. Bintsuka pësoi dëmtim që në pjesën e parë, ishte i detyruar të linte fushën e lojës. Gudjufi kishte harxhuar shumë në tranzicion. Na duhej tranzicioni i Kotes dhe Kekos.
Eleke është gati 100%, në javët në vazhdim do integrohet. Shumë futbollistë janë gati. Sot u zgjodhën këto futbollistë, duke pasur parasysh kundërshtarin që kemi përballë. Kjo i jep më shumë vlerë. Në varësi të ndeshjeve, shumë lojtarë mund ta nisin që nga fillimi”, u shpreh Abilaliaj për RTSH.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:“Sot ishte një tullë për shtëpinë e madhe të Partizanit”/ Abilaliaj pas suksesit ndaj Laç… […]
Comments are closed