Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se gënjejnë me shifrat e të shtruarve në dy spitalet COVID dhe se i ka lënë të sëmurët pa ilaçe.
Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia publikon një denoncim ku thuhet se mungojnë antiviralët tek “Shefqet Ndroqi” dhe se kjo mungesë vjen kur ka 150 të shtruar!
POSTIMI I BARDHIT
QEVERIA KA LËNË SPITALET COVID PA BARNAT SPECIFIKE!!!
Dmth jo vetëm që gënjejnë paturpësisht për numrin e të shtruarve me COVID, por nuk kanë siguruar as sasinë e duhur të ilaçeve, pjesë e protokollit të trajtimit të virusit corona! Siç duket nga denoncimi mungon një bar bazik si antiviralet! Dhe kjo mungesë kur ka 150 të shtruar! Po kur të bëhen më shumë? Pse ministria gënjeu sot kur tha se janë 124 të shtruar në 2 spitalet Covid, kur siç shihet nga denoncimi vetëm tek “Shefqet Ndroqi’ janë të paktën 150 të shtruar? A të vjen ndopak zor Ogerta që gënjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona janë të shtruar? Kaq e paaftë je për të parashikuar situatën apo po negocion tendera? #Turp!