A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

by KLIKOJE.AL

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD, i ftuar në një emision televiziv ka folur mbi mundësinë e marrjes së drejtimit të partisë më të madhe opozitare nga Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi u shpreh se për momentin nuk ka një vakancë në kryesinë e PD dhe se nëse bëhet kjo pyetje “jemi në opsionin që PD ka humbur zgjedhjet”.

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në, sa gjasa ka?

Bardhi: Unë e kam thënë, refuzoj të…nëse bëjmë këtë pyetje jemi në opsionin që PD ka humbur zgjedhjet. Unë nuk kam luftuar të bashkoj PD-në që PD të humbë zgjedhjet. Nuk kemi vakancë në kryesinë e PD. Zoti Berisha është padiskutim, ka marrë mandatin në vitin 2022. Zgjedhje për kreun e PD ka në vitin 2026. Secili prej nesh duhet të ketë vetëm qëllimin se si do fitojmë zgjedhjet. Unë punoj vetëm për këtë objektiv.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.