Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për lajmet se ai ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryeministrit Rama.
I pyetur nga gazetarët për vërtetësinë e këtyre informacioneve, Sandër Lleshaj ka ‘sulmuar’ mediat, duke thënë se lajme të tilla tregojnë “sa rëndë është gjendja e informimit në Shqipëri”.
Lleshaj thekson se i ka dëgjuar me vonesë të tilla informacione dhe se ai nuk komenton lajme të ka kuptimta.
Pyetje: Nga informacionet që na kanë ardhur nga brenda ministrisë, por edhe nga kabineti qeveritar është përmendur fakti i historisë së dorëheqjes tuaj që është firmosur dhe i është dërguar kryeministrit. Nëse këto zëra janë të vërteta dhe ju i përgënjeshtroni do të thotë që brenda ministrisë ka përpjekje që duan t‘ju dëmtojnë. Si e komentoni?
Sandër Lleshaj: Unë nuk ju mësoj dot mjeshtërinë tuaj, që duhet të verifikoni vetë burimet që besoni burimet apo jo. Nëse ju besoni është përgjegjësia juaj. I kam dëgjuar vonë, lajmet për shkak të angazhimit dhe nuk e kam zakon lajme që nuk kanë kuptim. Unë jam në detyrë dhe po e kryej me përkushtim maksimal. Nuk ka pasur asgjë të vërtetë në këtë histori, e cila vetëm sa provon sa rëndë e kemi gjendjen e informimit apo dezinformomit në Shqipëri.