Kreu i qeverisë shqiptare ishte ditën e sotme në një konferencë për shtyp me gazetarët për të folur lidhur me sulmin e terroristëve serbë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë dhe një polic.
“Zhvillime në veri të Kosovës janë të patolerueshme. Për ju Serbia mund të jetë agresori, ndërsa për mua Serbia është vendi që humbi përballë Kosovës,” tha Rama.
Kryeministri gjithashtu reagoi ashpër ndaj disa pyetjeve të gazetarëve duke i thënë vazhdimisht “ a jeni në metro”.
Kryeministri shqiptare cilësoi karshillëk ilegal nga grupi kriminal dhe institucional nga ana e shtetit serb ndaj vlerave të BE-së, mbajtjen e një zie kombëtare nga Serbia për terroristët e vrarë.
“E dëgjuam me shumë vëmendje të gjithë zëdhënësin e Brukselit, i cili tha se nuk mund të ketë një deklaratë tjetër pa rezultatet e hetimit mbi si ka rrjedhur ngjarja e Banjskës. Edhe mund të ishim dakord me këtë nëse minimalisht Serbia do të ishte distancuar nga grupi kriminal që i mori jetën efektivit të polic së Kosovës dhe do të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz e të pavarur, por fatkeqësisht Republika e Serbisë zgjodhi nderimin për të vrarët nga forcat speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie kombëtare”.