Dy ditë më parë Luiz Ejlli paralajmëroi fansat e tij se do të publikonte projektin më të ri muzikor. Por për shkak të disa procedurave të “Youtube” një gjë e tillë nuk ndodhi.
E teksa fansat janë duke pritur me padurim këngën më të re të Luizit, ky i fundit ka bërë pak më parë një postim në “Instastory” ku tregon se kur do të publikohet.
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar një foto të tij, ndërkohë bashkëngjitur me të ka shkruar:
“A jeni gati? “Amanet” sonte në 19:00”.
Gjithashtu ka lënë edhe një box ku tregon dhe sa orë ka ngelur për publikimin e këngës që fansat po e presin me padurim.
Pas përfundimit të spektaklit televiziv, Luizi ka filluar të marrë pjesë në shumë koncerte, madje deri tani ka publikuar edhe 3 këngë të tijat, 2 prej të cilave solo dhe njërën bashkëpunim me Donald Veshaj. Por mesa duket, Donaldi nuk qenka i vetmi personazh i njohur me të cilin ai do të bëjë bashkëpunim.
Së fundmi, ai ka lajmëruar se bashkëpunimi i tij i rradhës do të jetë me dy këngëtarët e njohur, Bruno dhe Klajdi Haruni.