Produktet e bulmetit mund të shkaktojnë probleme me refluksin gastro-ezofageal tek disa njerëz.
Bëhet fjalë për një ndër sëmundjet më të shpeshta të ezofagut.
Ai ka të bëjë me kthimin e sekrecioneve të stomakut drejt ezofagut, duke shkaktuar më pas dëmtime të ndryshme, ulçerë e në raste të rralla edhe kancer.
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ka disa ushqime që nxisin refluksin e acidit të stomakut dhe identifikimi i tyre e bën njeriun më të aftë për të shmangur shqetësime të tilla, përfshirë këtu edhe urthin
Një prej tyre është qumështi por jo vetëm.
Ushqime të tjera që nxisin refluksin e acidit janë:
- Qepët,
- Hudhrat,
- Mentja
- Kafeja,
- Çokollata,
- Ushqimet e yndyrshme,
- Ushqimet pikante,
- Ushqimet e skuqura.
- Intoleranca Ndaj Laktozës
Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës kanë vështirësi në tretjen e kësaj substance që gjendet në produktet e bulmetit.
Nëse ata ushqehen me produkte të tilla, ata mund të kenë probleme si:
- Dhimbje barku,
- Fryrje,
- Të përziera,
- Të vjella
Këto simptoma i atribuohen gjithashtu përmbajtjes së lartë të yndyrës tek disa produkte të caktuara të bulmetit.
Kjo është një nga arsyet përse ekspertët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar nga refluksi dhe urthi të zgjedhin variante me pak yndyrë.
Produktet e qumështit nuk duhen shmangur plotësisht për arsyen se një gjë e tillë mund të shkaktojë mungesa në ushqyes të rëndësishëm.
Produktet e bulmetit ofrojnë:
- Proteinë,
- Kalçium
- Kalium,
- Magnez,
- Vitaminë D,
- Vitaminë A
Ushqimet Dhe Pijet Më Të Shëndetshme Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Refluksi
Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të ushqimeve të mëposhtme për të lehtësuar dhe parandaluar simptomat.
Fruta (por jo agrume) dhe perime,
Të bardhën e vezës,
Mishin pa dhjamë
Tërshëra,
Patatet dhe zhardhokë të tjerë,
Këshilla Të Tjera Për Shmangien e Refluksit të Acidit
Ekspertët thonë se koha e ushqyerjes është gjithashtu një faktor në shfaqjen e refluksit.
Mjekët thonë se njerëzit nuk duhet të shtrihen menjëherë sapo kanë ngrënë.
Ata duhet të presin rreth 2-3 orë përpara se të shtrihen.
Duhanpirja dhe mbipesha janë gjithashtu faktorë që nxisin refluksin dhe urthin.
Burimi: AgroWeb.org