Që nga Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj është distancuar nga daljet publike, ndërsa vijon të jetë aktive në rrjetet sociale. E ndoshta pas gjithë këtyre muajve Trixa është gati për një aventurë të re në ekran, saktësisht në “Dance With Me”.
Prezantuesja e këtij spektakli, Alketa Vejsiu, u shpreh mbrëmë se në këtë edicion të 7-të do të ketë surpriza dhe hyrje të reja në javët e ardhshme.
Ishte Ermal Mamaqi ai që e pyeti Vejsiun nëse do të jetë Beatrix Ramosaj, teksa moderatorja e la të hapur mundësinë.
Alketa Vejsiu: Do të kemi hyrje të reja në këtë formacion.
Ermal Mamaqi: Do vijë Beatrixi?
Alketa Vejsiu: Nuk e dimë në do vijë Beatrixi.
Ermal Mamaqi: Aman Beatrix nëse na dëgjon të lutem hajde.
Alketa Vejsiu: Gjithçka mund të ndodhi. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në DWMA, mirë se të vijë.
