Për 6 orë me radhë, banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, zhvilluan programin e tyre radiofonik. Të ndarë në çifte, banorët kishin nga 1 orë kohë për të diskutuar për tre tema të caktuara. Atyre iu caktua detyrë që të kishin 2 të ftuar, si opinionistë. Vëllai i Madh, u bëri të ditur se çifti që e realizon më së miri provën, do fitojë çmimin prej 1 mijë eurosh.
Tashmë i gjithë emisioni është hedhur në copëza në rrjetin ‘Youtube’ dhe në ‘Instagram’ dhe aty shikohet se cili ka pasur më shumë sukses.
Të parët që hapën emisionin, ishin Luizi dhe Kiara. Çifti diskutoi për lidhjen e tyre, e më pas folën për dinamikat e lojës me Valbonën dhe Ermionën. Këto të dyja, ishin të fundit që e përmbyllën emisionin 6 orësh në radio. Deri më tani, ata që kryesojnë me më shumë klikime janë Luizi dhe Kiara. 50 mijë shikime ka marrë emisioni ku flasin për përshtypjet e para mbi njëri-tjetrin.
Ndërsa video me më shumë shikime te emisioni i Kejsit dhe Beatit është ajo kur këngëtarja flet për Kristin. Kjo video deri më tani është shikuar nga 8 mijë persona. Emisioni i Oltës dhe Deas nuk kalon më shumë se 4 mijë, ndërsa i Armaldos dhe Tanit jo më shumë se 3 mijë. Deri më tani Bledi dhe Nita nuk e kanë kaluar mbi 1 mijë shikime. Sigurisht që shifrat do rriten nga minuti në minutë, mirëpo diferenca shihet. Luizi dhe Kiara duket se kanë kënaqur publikun me diskutimet e tyre. Fituesin, do ta zbulojmë ditën e martë në ‘Prime’.