Dueli mes Partizanit dhe Kukësit vlen shumë për të dy ekipet. Vendasit luajnë për të mos hequr dorë nga titulli kur në lojë janë ende shumë pikë ndërsa miqtë për fitoren, e cila mungon prej shumë javësh.
Të kuqve nuk u lejohen më hapa fals në rrugën drejt titullit, por për të siguruar fitoren iu vështirëson punën mungesa e Eljon Sotës. Mbrojtësi i demave u ndëshkua me kartonë të verdhe duke plotësuar numrin 4 të tyre. Kjo e detyron Sotën të mos jetë i gatshëm për Colellën, ndërsa ky i fundit mund të vuajë sërish mungesën e Maguet, i cili edhe pse ka nisur stërvitjen nuk është ende gati për të luajtur ndaj verilindorëve.
Ndërsa Kukësi po zhvillon një sezon jashtë pritshmërive të gjithë tifozëve kuksianë. Verilindorët aktualisht pas 32-javës ndodhen në vendin e 8-të me 37 pikë, pozicion që të çon në “play-out”.
Faza e tretë e kampionatit ishte më e mira për verilindorët, të cilët ndeshje pas ndeshje morën rezultate pozitive. Por në 6 ndeshjet e fundit diçka është “thyer” pasi djemtë e Rraman Hallaçit kanë koleksionuar 3 humbje dhe 3 barazime duke rrezikuar kështu qëndrimin në Superiore.