“6 muajt më të mirë të jetës”/ Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare ndan foton e ëmbël me djalin e saj

by KLIKOJE.AL

Fotoja e fundit e Eleni Foureira me djalin e saj është vërtet për të mos u humbur! Vogëlushi ka mbushur 6 muaj dhe këngëtarja ka dashur të ndajë me ndjekësit pozat e tyre për kamerën. Megjithatë, deri më tani Eleni ka preferuar të mos e shfaqë fytyrën e fëmijës së saj të parë. Poshtë fotos ajo shkruan: “6 muajt më të mirë të jetës sime”.

Këngëtarja shihet e veshur me një mini fustan të bardhë të fryrë, çizme të larta dhe syze dielli ngjyrë ari.
Fotoja e tyre mori mbi 80 mijë pëlqime në vetëm pak orë. Një ditë më parë, ajo postoi dhe një video ku djai i saj po qeshte,shoqëruar vetëm me një emoji.

Më herët, në mesin e korrikut, Eleni Foureira ka postuar një tjetër foto me vogëlushin teksa luanin në pishinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.